Amarildo Belshi

Kirurgjia e Strabizmit

Kirurgjia e strabizmit

Operacioni i strabizmit: Në rreth gjysmën e fëmijëve me strabizëm, pozicioni  jo i drejtë e syve duhet të përmirësohet me nderhyrje kirurgjikale. Nderhyrja kirurgjikale kryhet në pjesën e jashtme të syrit,  në muskujt e jashtëm të syrit dhe jo në brendesi te syrit. Duhet kuptuar që operacioni nuk zhduk shikimin e dobët dhe po ashtu nuk shkakton gjithmonë një përmirësim të drejtpërdrejtë të të parit hapësinor. Me operacionin e strabizmit nuk largohemi nga syzat. Operacioni i strabizmit përmirëson drejtimin e syrit, ndërsa syzet duhet të mbahen edhe pas operacionit të strabizmit. Operacioni zakonisht kryhet nën anestezi të përgjithshme.

Amblyopia: Rezultatet e trajtimit të ambliopisë mund të jenë të suksesshme vetëm nëse fëmija dhe prindërit bashkëpunojnë seriozisht. Sidomos duhet që: syzet të mbahen në mënyrë të vazhdueshme nga fëmija dhe mbyllja e syrit duhet të bëhet sipas udhëzimeve të mjekut dhe jo kohë pas kohe.Trajtimi i ambliopisë mund të bëhet vetëm deri në moshën 8 - 12 vjeçare, madje tani të dhënat shkencore sygjerojnë që zhvillimi i pamjes përfundon në moshën 8 vjeçare. Prandaj, trajtimi i ambliopisë duhet të fillojë sa më herët. Okulisti juaj e di se ju dhe fëmija juaj duhet të keni më shumë durim. Ai do t’ju përkrahë në çdo mënyrë: mjekësore, psikologjike, me biseda dhe informacione të hollësishme.

KLINIKA E SYRIT Lomed

është e përkushtuar në shërimin tuaj të plotë, në përmirësimin e të parit dhe kualitetit të jetës, përmes shërbimit cilësor, ekipit profesional dhe teknologjisë më të re botërore.

Rr. Bardhyl, prane Spitalit Nene Tereza

Kontakt