Amarildo Belshi

Kirurgjia e Glaukomes

Kirurgjia e glaukomës

Glaukoma paraqet një sëmundje të rëndë të syrit e cila karakterizohet me dëmtim të nervit të syrit që shkaktohet në radhë të parë nga rritja e shtypjes së brendshme të syrit. Si pasojë e dëmtimit të nervit optik të syrit, con deri ne  rënie te pamjes (në fillim bie pamja periferike), e në fund, nëse nuk trajtohet, mund të coje edhe deri ne verbim te plotë.

 

Glaukoma është një prej shkaktarëve kryesor të verbimit në botë.

Percaktimi i dëmtimit të nervit optik bëhet duke kryer ekzaminimin e fushës së pamjes (perimetrinë). Perimetria është shumë e rëndësishme për përcaktimin e madhësisë së dëmtimit të fushës së pamjes, prandaj duhet të kryhet rregullisht. Poashtu, ekzistojnë edhe metoda tjera me të cilat bëhet fotografimi i nervit optik dhe përcaktimi i dëmtimit të tij. Ulja e shtypjes së brendshme të syrit së pari trajtohet me terapi medikamentoze apo me barna. Nëse me barna tensioni i syrit nuk ulet atëherë përdoren metoda tjera alternative, e këto janë: metodat  me ane te laserit  dhe metodat kirurgjike, me të cilat metoda mundohemi që të krijojmë rrugë të reja të rrjedhjes së lëngut të syrit. Në disa raste mund të bëhet largimi I lentes me qëllim të lirimit të rrugëve të rrjedhjes së lëngut së syrit. Nëse edhe më këto metoda nuk arrihet që të zbritet shtypja e brendshme e syrit atëherë aplikohen të ashtuquajturat metodat ciklodestruktive me të cilat mundohemi që të zvogëlojmë prodhimin e lëngut të syrit.

Në klinikën tonë mund të kryejmë operacionet më të avancuara për uljen e tensionit të syrit, siç janë viskokanalostomia, sklerektomia e thellë, etj.

 

KLINIKA E SYRIT Lomed

është e përkushtuar në shërimin tuaj të plotë, në përmirësimin e të parit dhe kualitetit të jetës, përmes shërbimit cilësor, ekipit profesional dhe teknologjisë më të re botërore.

Rr. Bardhyl, prane Spitalit Nene Tereza

Kontakt