Amarildo Belshi

Pyetjet/Pergjigje

Pyetjet e bëra më shpesh

S’kam probleme t’i shoh objektet që janë afër ose larg, por prap se prap ndjej probleme në fushën pamore. Si të përcaktoj se kam shikim të dobësuar?

Problemi me shikimin ose shikim të dobësuar mund të thotë se:

  • Ju keni mprehtësi të zvogëluar pamore. Kjo d.m.th. se keni problem t’i shikoni sendet e vogla, si p.sh. shkronjat në tabelën e mjekut tuaj.
  • Keni sensitivitet të dobësuar për kontraste. Kjo d.m.th. se keni problem për të parë hije dhe nuanca siç janë tehet e shkallëve, detaje në fytyrat e njerëzve ose oriz të bardhë në pjatë të bardhë në restorant të errësuar.
  • Keni humbur një pjesë të fushës suaj pamore. Njerëzit me degjenerim të makulës kanë problem me të pamurit e zonave qendrore në fushën e tyre pamore. Poashtu, mund t’a keni humbur edhe murin periferik (anësor) nga sëmundje si glaukoma ose infarkti.

Cilado qoftë arsyeja, nëse keni shikim të dobët, kjo me siguri i vështirëson aktivitetet e juaja të përditshme dhe prandaj j’u rekomandojmë kontrolle.

Sa shpesh duhet të bëj kontroll të syve?

Kontrolli i shikimit duhet të bëhet rregullisht.

  • Të rinjtë dhe njerëzit në moshë mesatare (20-39 vjec) duhet të bëjnë kontroll të syve në çdo 3-5 vjet, mirëpo nëse puna që  bëni e vështirëson shikimin, kontrolli duhet bërë një herë në vit.
  • Më të moshuarit (40-64 vjec) duhet të bëjnë kontroll të syve çdo 1-2 vite.
  • Njerëzit (mbi 65 vjec) duhet të bëjnë kontroll të syve çdo vit.

Grupet me rrezik të lartë të sëmundjeve të syve janë:

  • të sëmuret nga diabeti
  • të sëmuret nga hipertensioni arterial
  • të sëmuret nga sëmundjet reumatizmale
  • të sëmuret nga sida ose personat me HIV pozitiv.

Sa është i rrezikshëm operacioni për largimin e kataraktit? A ekziston ndonjë mënyrë tjetër (jokirurgjike) për largimin e tij?

Katarakti largohet vetëm në mënyrë kirurgjike. Lentja e turbullt natyrale ndërrohet me lente artificiale të kualitetit të lartë. Megjithate, nëse simptomat nuk janë në fazën e përparuar,perdorimi I syzeve optike mund te funksionoje .

Operacioni  rekomandohet në ate fazë kur katarakti nuk lejon kryerjen e aktiviteteve  të përditshme. Fatmirësisht, ky lloj operacioni  është i sigurt, pa dhimbje dhe efektiv.nje rendesi te vecante ze lloji I lentes qe do te perdoret .

Mundësia për zgjedhjen e lenteve është e madhe. Si të vendos se cilat janë të vërtetat për mua?

Në treg ekzistojnë lente të forta, gjysëm të forta dhe të buta nga prodhues të ndryshëm. Në oftalmologjinë Sistina mund të gjeni lente nga  më cilësore nga të gjitha tipet, përdorimi i të cilave nuk  shkakton asnjë komplikim ose reagim alergjik. Në konsultime me oftalmologun tuaj, mund të përcaktoj për lentet e duhura për ju.

Kur nuk rekomandohet mbajtja e lenteve?

Disa gjendje shëndetësore të syve mund të j’u pengojnë të mbani lente:

  • infeksione të shpeshta të syve,
  • alergji të rënda,
  • sy të thate,
  • vendi punës i papastër dhe plot me pluhur.

A mund të shfaqet përsëri katarakti pas operacionit?

Katarakti është turbullimi i lentës së syrit dhe nuk mund të shfaqet sepse hiqet e tëra (ekstraktim intrakapsular). Prap se prap, gjatë operimit të kataraktit me metodën e fakoemulsifikimit, kapsula e pasme e lentës natyrore nuk hiqet, por mbetet aty që të lihet hapësira natyrore për implantimin e lentës artificiale. Në disa raste mund të vije deri te turbullimi i kapsulës së pasme të lentës, kurse kjo gjendje shumë shpejtë dhe lehtë mund të zgjidhet me intervenim laserik me sherbim amlutatore.

A duhet katarakti të jetë “i pjekur” para se të mund të bëhet operimi?

Nevoja për ndërhyrjen kirurgjike të kataraktit kryesisht rekomandohet sipas shkallës së dëmtimit funksional të shkaktuar nga katarakti, e jo sipas ndonjë kriteri tjetër lidhur me kohën e ekzistimit të tij.

Cilat lente janë më të mira për syrin?

Operimi i kataraktit (lenta e turbulluar) është një nga intervenimet më preçize dhe më logjike në kirurgji, në përgjithësi. Pasiqë të largohet lentja  natyrale e turbullt, në vend të saj vendohet lentë artificiale e përpunuar nga polimetil meta akrilat, material me biokompatibilitet të jashtëzakonshëm, qëndrueshmëri dhe veti optike, që pacientit i mundëson rehabilitim shumë të shpejtë të shikimit dhe kthim në aktivitetet e përditshme të punës.klinika jonë ka në dispozicion zgjedhje të pasur të lenteve intraokulare me çertifikatë dhe me cilësi të lartë nga prodhuesi Alkon, lider në oftalmologjinë botërore dhe garanci për sukses në trajtim.

Vallë ka dallim se cila lente do vendoset pavarësisht nga mosha e pacientit?

Zgjedhja e lentes varet nga shumë faktorë, sigurisht edhe nga mosha, por para së gjithash nga nevojat e pacientit të cilat kanë të bëjnë me aktivitetet e tija të përditshme, profesionin dhe interesin. Klinika jonë j’u ofron edhe lenta premium multifokale, gjeresisht me lentën e implantuar mund të shihni edhe larg edhe afër pa pasur nevojë të mbani syze.

Sa garanci kanë lentet e implantuara?

Lentet e implantuar në klinikën tone janë të cilësisë së lartë dhe i posedojnë të gjitha çertifikatat të cilat e dëshmojnë garancinë e përjetshme të materialit të implantuar. Dëshmi për këtë është edhe fakti se më shumë se gjysmën e tregut botëror me lente intraokulare e mbulon prodhuesi Alkon. Me çdo implant të vënë, pacientët marrin çertifikatë me numër serik, e cila është garanci për cilësinë dhe jetëgjatësinë e implantit.

Vallë  edhe këtu kryhen të njejtat ndërhyrje kirurgjike si në klinikat e vendeve fqinje, Bullgari, Turqi  etj..?

Klinika jonë, me stafin e vet mjaft të specializuar dhe me përvojë të madhe, me pajisjet që paraqesin kulmin e teknologjisë moderne dhe standartit të lartë të sigurisë, j’u ofron ndërhyrje kirurgjike të cilat i plotësojnë kriteret më të larta të oftalmokirurgjisë bashkëkohore. Klinika jonë do t’e zgjedh të gjithë problemet tuaja të syve dhe do të ju kursejme  udhëtimet e largëta dhe të lodhshme, nga shpenzimet e akomodimit në vendet e jashtme dhe nga të gjitha telashet tjera rreth saj.

KLINIKA E SYRIT Lomed

është e përkushtuar në shërimin tuaj të plotë, në përmirësimin e të parit dhe kualitetit të jetës, përmes shërbimit cilësor, ekipit profesional dhe teknologjisë më të re botërore.

Rr. Bardhyl, prane Spitalit Nene Tereza

Kontakt