Amarildo Belshi

Kirurgjia e kataraktit (perde)

Kirurgjia e kataraktit

Operacioni i kataraktit (perdja e syrit) – 
Katarakta ose  perdja e syrit është një sëmundje tipike e moshës së thyer. Përveç moshës së thyer ajo mund të shfaqet edhe tek të porsalindurit, te personat që përdorin një grup të caktuar të barërave (sidomos ata që përdorin kortizon), te personat me disa sëmundje tjera të syrit dhe në rast të lëndimeve të syrit.


[A] — Rënie e dritës tek lentja e kthjellët
[B] — Rënie e dritës tek lentja e mjegulluar
[ * ] — Vendi i qartësisë më të madhe të shikimit të retinës

Operacioni i kataraktës zakonisht kryhet në mënyrë ambulatore dhe me anestezi topikal (me pika). Gjatë këtij operacioni, pas largimit të kataraktës, vendoset  lente intraokulare (brenda në sy) me të cilën personi mund të shikoje  në largësi apo në afërsi. Ekzistojne edhe lente speciale të cilat shërbejnë për të pasur nje shikim  te qartë në largësi por edhe në afërsi.

Kur duhet të operohet katarakta?
Për kohën e operacionit të kataraktës vendos pacienti së bashku me mjekun. Por, duhet pasur parasysh që me metodat bashkëkohore të operacionit, është shumë më mirë dhe më lehtë që perdja e syrit apo katarakta të operohet para se të  turbullohet plotesisht.


[1] — Kristalini i mjegulluar ( perdja e syrit )
[2] — Lentja e shëndoshë

Me procedurat e avancuara shkalla e komplikimit të operacionit të kataraktës është shumë e vogël. Më shumë se 90% e të gjithë pacientëve mund të shohin thelbësisht më mirë pas ndërhyrjes kirurgjike. Mirëpo, në këto rezultate të mira fatkeqësisht nuk mund të mbështetemi nëse pacienti përveç kataraktës është i prekur edhe nga sëmundjet e tjera të syrit, si për shembull sëmundja diabetike e retinës, glaukoma, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, degjenerimi i makulës, etj. Por, me rëndësi është që ju të kuptoni që katarakta duhet të operohet edhe nëse ju nuk do të keni përmirësim të të pamurit pas operacionit, sepse mosoperimi i kataraktës çon, në fazat e mëvonshme, në rritjen e shtypjes së brendshme të syrit e cila shkakton komplikime te  tjera dhe con ne dhimbje të mëdha.

Okulisti ju ndihmon lidhur me vendimin tuaj dhe ju thotë se cilat përmisime mund të sjellë operacioni për ju.


[3] — Thërmimi i lentes së mjegulluar
[4] — Thithja e lentes së thërmuar
[5] — Vendosja e lentes palosëse

Si duken thjerrëzat intraokulare?

Lentet intraokulare janë të punuara nga materialet e posaçme dhe përbëhen nga pjesa optike (e cila mundëson pamjen) dhe nga pjesët skajore të zgjatura që mundësojnë përforcimin e tyre në brendesi te syrit. Pjesa e tyre optike efektive ka një diametër prej rreth 6 mm. Lentet intraokulare mund të jenë të forta apo të buta.

Në klinikën tone përdorim lente intraokulare të buta, ndër më kualitative në botë, të prodhuesit të njohur amerikan Alcon Acrysof dhe të prodhuesve gjerman. Po ashtu, në klinikën tone keni mundësi të implantoni edhe lentet multifokale (ReSTOR, Alcon) me të cilat liroheni nga mbajtja e syzeve për larg dhe për afër.

KLINIKA E SYRIT Lomed

është e përkushtuar në shërimin tuaj të plotë, në përmirësimin e të parit dhe kualitetit të jetës, përmes shërbimit cilësor, ekipit profesional dhe teknologjisë më të re botërore.

Rr. Bardhyl, prane Spitalit Nene Tereza

Kontakt