Amarildo Belshi

Topografi e kornese

Ç’eshte kornea ?

Eshte nje siperfaqe transparente qe formon pjesen  e perparme te syrit Ajo ka forme te tille qe lejon hyrjen e rrezeve te drites ne sy. Kornea , me fuqine e saj perthyerese, ben pjese ne sistemin optik te syrit.Ate mund ta krahasojme me lenten e perparme te objektivit te aparatit fotografik.

Anomalite e kornese :

Ketu futen opacifikimet e saj (mbeturina te semundjeve  virale si herpes, te demtimeve traumatike, te distrofive korneale) ,deformimet e kurbatures se kornese (keratokoni), nje edeme korneale qe ka ardhur si rezultat i ndryshimeve ne qelizat e faqes se prapme te kornese, shpesh pas nje kirurgjie te kataraktes.Te gjitha keto demtime mund te ndikojne  ne shkalle te ndryshme, ne ulje te pamjes.

Zgjidhja e vetme e ketyre problemeve do te ishte nje transplant i kornese.
Transplanti i kornese :

Konsiston ne zevendesimin e nje pjese te madhe te kornese se semure me nje tjeter korne,te marre nga nja donator human.Rezultatet jane shume te mira kur indikacionet jane percaktuar me kujdes.Nderlikimi kryesor eshte flakja e transplantit, qe kur fillon, duhet ndjekur menjehere dhe me shume kujdes per te evituar opacifikimin  definitiv te transplantit.

 

Keratokoni

 

Semundje e kornese, ne te cilen per arsye ende te panjohura, ndodh hollimi progresiv i kornese. Klinikisht paraqitet ne formen e astigmatizmit qe ka tendence te progresoje dhe ne stadet finale  arrin ne perforacion te kornese.

Mjekimi konsiston ne perdorimin e lenteve te kontaktit te forta te cilat tentojne te frenojne progresimin e semundjes, dhe ne stadet finale indikohet transplanti i kornese.

KLINIKA E SYRIT Lomed

është e përkushtuar në shërimin tuaj të plotë, në përmirësimin e të parit dhe kualitetit të jetës, përmes shërbimit cilësor, ekipit profesional dhe teknologjisë më të re botërore.

Rr. Bardhyl, prane Spitalit Nene Tereza

Kontakt