Amarildo Belshi

Matje e Refraksionit

Operacione per korrigjimin e te metave te refraksionit

 

Parimet e kirugjise refraktive

 

Funksioni kryesor i syrit eshte te parit. 

 Perberesit kryesore te sistemit optik te tij jane kornea dhe kristalini. Ky sistem realizon konvergencen e rrezeve te drites drejt retines. Fuqia refraktare e syrit quhet refraksion dhe shprehet ne dioptri.

Nje pjese e problemeve me pamjen shkaktohet nga nje anomali e tipit optik qe do te thote se kornea dhe kristalini jane normale por aftesia e tyre perthyese nuk eshte e pershtatur per te bere te mundur  qe  shembellimi i objektit te bjere ne retine. Anomali te tilla optike quhen ametropi.

 

Dallohen 4  tipe  ametropish :      -       Miopia

                                                -        Astigmatizmi

                                                -        Hipermetropia

 

 

-           Presbiopia qe shfaqet pas moshes 40 vjec.

 

Nje pacient qe nuk shikon qarte duhet t’i nenshtrohet egzaminimit oftalmologjik, per te perjashtuar me pare cdo lloj semundje tjeter te syrit qe mund te coje ne ulje te pamjes, perpare se te konkludohet per ametropi.

 

Ç’duhet bere ne rastin e nje ametropie ?
Korrigjimi i ametropise konsiston ne  modifikimin e fuqise refraktare te syrit me qellim qe te arrihet renia e shembellimit te objektit mbi retine.Kjo gje mund te arrihet me ane te nje korrigjimi optik (syze apo lente kontakti) ose duke modifikuar ne menyre kirurgjikale fuqine perthyerese te syrit me ane te kirurgji refraktive


Qellimi i kirurgjise refraktive 

Te realizoje nje pamje te kenaqshme per pacientet me qellim qe ata te kryejne veprimet e perditshme pa perdorur syze apo lente kontakti. Ky rezultat arrihet ne 95 –99 % te pacienteve, ne rastet e seleksionuara me kujdes

 

Cilet paciente jane kandidate per kirugjine refraktive ?
Te gjitha tipet e ametropive pervec presbiopsise. Kriteri kryesor perzgjedhes  dhe kufizues  per kete lloj kirurgjie eshte shkalla e ametropise (numri i dioptrive)


Miopia
Zakonisht mund te  korrigjohen te gjitha miopite midis  -1 dhe – 10  Dioptri. Edhe miopite me te larta se  – 10 D mund te trajtohen ne menyre kirurgjikale, me ane te zevendesimit te kristalinit me nje lente intraokulare me fuqi perthyese me te madhe se ajo e kristalinit natyral (kirurgjia e kristalinit te paster).


Hipermetropia

Mund te korrigjohen te gjitha  hipermetropite  midis  +1 dhe + 3 Dioptri. Edhe  hipermetropite midis +3 D dhe + 5 D mund te trajtohen ne menyre kirurgjikale .

Astigmatizmi
Mund te korrigjohen te gjitha  astigmatizmat  midis  +1 dhe + 3 Dioptrie. Edhe  astigmatizmi midis +3 D dhe +5 D mund te trajtohen ne menyre kirurgjikale .

 

Teknikat kirurgjikale  qe perdoren ne kirurgjine refraktive? 

 Me ane te Excimer Lazer realizohet perpunimi i nje pjese te indit korneal (ne permasa qe maten me  mikron) per te shkaktuar modelim te formes se saj ,duke modifikuar keshtu fuqine refraktare te kornese.

  1. 1.      PKR

Ne kete metode, perpunimi realizohet ne siperfaqe te kornese.Kjo teknike tashme e vjeter, perdoret gjithnje e me pak, megjithe rezultatet e kenaqshme afatgjata qe jep.Rikuperimi i pamjes ne kete metode arrihet ne 3 deri 5 dite, gjate te cilave paceinti mund te kete dhimbje.

  1. 2.       LASIK

Ne kete metode , perpunimi kryhet ne thellesi te kornese, pasi kemi relizuar nje flap korneal, me ane te nje pajisjeje  automatike qe quhet mikrokeratom.Rezultatet afatgjata jane te njejta me ato te PRK, me ndryshimin qe rekuperimi i pamjes arrihet me shpejt, brenda 24 oreve dhe pa asnje dhimbje.Kjo eshte teknika qe perdoret aktualisht me shpesh.

 

3.   IMPLANTIMI   INTRAOKULAR
Njihet ndryshe si ”kirurgjia e kristalinit te paster”. Kjo lloj teknike aplikohet tek miopet e larte me shume se 10 Dioptri. Konsiston ne zevendesimin e kristalinit me nje lente intraokulare sintetike me fuqi me te larte se kristalini natyral, duke rritur keshtu fuqine refraktare te syrit.

KLINIKA E SYRIT Lomed

është e përkushtuar në shërimin tuaj të plotë, në përmirësimin e të parit dhe kualitetit të jetës, përmes shërbimit cilësor, ekipit profesional dhe teknologjisë më të re botërore.

Rr. Bardhyl, prane Spitalit Nene Tereza

Kontakt