Amarildo Belshi

Vizite okulistike

Në kabinetin e okulistikës, mjeku okulist përcakton vizusin (mprehtësinë e pamjes), çrregullimet e refraksionit (hypermetropia, myopia), biomikroskopinë e syrit, keratrometrinë, fundoskopinë e syrit, sfiaskopinë, tonometrinë e syrit, etj.

 

Vizitë okulistike ku përfshihet

Përcaktimi vizusit dhe dhënia e recetës së  syzeve me ndihmën e autorefraktometrit

Ekzaminimi segmentit anterior me biomikroskop

Matja presionit intraocular me metodat më të sakta

Fundoskopi  ekzaminim I retinës.

 

OCT

OCT (optical coherence tomography)  është një teknikë jo invasive që shërben për imazherinë e retinës e cila është një ind me shumë shtresa në fundin e syrit. Është instrumenti i parë që lejon mjekët të shohin retinën në preje tërthorte dhe shërben për diagnostikimin që në fazat e hershme të disa sëmundjeve që çojnë në humbjen e përhershme të pamjes  si membranës retinal, edemes makulare apo vrimës makulare etj. Me këtë aparat bëhet dhe Angiografi me kontrast.

 

Argon laser YAG LASER.

Me anë të lazerit kryhen ndërhyrjet e nevojshme terapeutike të rasteve të shumta të retionopatisë diabetike, të carjeve retinale si dhe disa ndërhyrje të  tjera ku është e nevojshme heqja e turbullimeve që zhvillohen pas operacioneve të kataraktes.

 

Fusha vizive ose perimetri e automatizuar,

Për përcaktimin e dëmtimeve dhe ndjekjen e të sëmurëve me glaukoma(tensioni I syrit).

 

Pentacam

Shërben për studimin topografik te kornesë të siperfaqes anteriore dhe asaj posteriore si dhe kryen studim me  prerje te tërthorta të saj, bën gjithashtu  matje të trashesisë së kornesë dhe është metoda me bashkohore për përcaktimin e çrregullimeve topografike nga patologji të ndryshme.

Terapia e Katarakit  (është cdo turbullim I kristalinës së syrit dhe karakterizohet nga ulje graduale e pamjes kryesisht në moshat e treta) kryhet me mikrokirurgji bashkohore që quhet Fakoemulsifikim dhe Implantim lentes intraokulare.

 

Ekografi B dhe A. Për studimn e retinës.

Janë ekzaminime që shërbejnë për ekzaminimin e strukturave më të thella të syrit në ato raste kur nuk mund të shihen qartë, gjithashtu përdoren dhe në përcaktimin e numrit të lentes intraokulare në rastet e ndërhyrjeve kirurgjikale të kataraktes.

 

KLINIKA E SYRIT Lomed

është e përkushtuar në shërimin tuaj të plotë, në përmirësimin e të parit dhe kualitetit të jetës, përmes shërbimit cilësor, ekipit profesional dhe teknologjisë më të re botërore.

Rr. Bardhyl, prane Spitalit Nene Tereza

Kontakt